Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.

Nuk dihen ende shkaqet.

Banesa është e braktisur dhe sipas banorëve të zonës, shpesh aty jetonte një persona.

Ndërkohë po verifikohet nëse personi është në brendësi të banesës.

Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.