Flet para policisë greke vrasësi: Mos më ktheni në Shqipëri se më rrezikohet jeta

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Korfuzit ka caktuar këtë të shtunë 40 ditë burg për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi, në Dhërmi, në hotelin ku autori ishte bashkëpronar.

Para trupës gjykuese, raportohet se Shehu ka deklaruar, se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta.

Ndërkohë autoritetet shqiptare po përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për tu përballur me akuzat.

Share This Article