Sipas policisë vendore, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, në fshatin Kullë të Sukthit.
Automjeti i drejtuar nga një 48-vjeçar është përplasur me një motor, që drejtohej nga një 21-vjeçar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit i identifikuar si shtetasi B. H, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.