Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.