Gjykata e Vlorës dënon me 18 vite burg Arjan Tasen. Ish-polici u bë shkak për vdekjen e një vajze 7-vjeçare pasi ngiste një gomone në plazhin e Potamit, në një zonë të ndaluar për motomjetet.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022.
Ishte Prokuroria e Vlorës ajo që ndryshoi akuzën e vrasjes nga pakujdesia të cilën e kishte referuar Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, duke ngritur atë të vrasjes me dashje.