Një ngjarje e rëndë raportohet në Lushnje.
“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi Behar Musaku, rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen Rudina Musaku, rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.
Shtetasja Rudina Musaku, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti” – njofton policia e Lushnjes.