Tre ditë më parë socialistët gjirokastritë iu nënshtruan votimeve për të zgjedhur delegatët për kongresin e ardhshëm të partisë së tyre.
Në garë kishte emra që për anëtarësinë ishin më përfaqësuesit me merita dhe kontribiute që kanë në PS, sesa për privilegjin që gëzojnë nga kjo e fundit.
Nderkohe qe me hatër ishin vendosur në listën për t’u votuar si kandidatë për delegatë edhe dy emra, Odise Kote dhe Alda Llongo.
I pari prefekti i Gjirokastrës, e dyta nënkryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës.
I pari përvecse kontributit të pamohueshëm në publicistikë, letërsi e veprimtari krijuese madje nga penat më të mprehta në vend, ka zero mbështetje në gjirin e socialistëve edhe pse është përfaqësuesi i Edi Ramës në jug të vendit.
Në votimin e socialistëve, Odise Koten e mundi një djalosh nga Picari i papunë, me kontribute shumë herë më të mëdha sesa Kote. Ai është Martin Gorrici, i cili pa asnjë mbështetje, pa administratë pas vetes ashtu sikurse kishte zoti Kote plot 120 të tillë, turpëroi prefektin e Gjirokastrës duke i treguar gishtin (jo të mesit) dhe treguar forcën e anëtarësisë socialiste.
Ky poshtërim që anëtarësia socialiste i bëri prefektit Kote, do të ketë pasoja në të ardhshmen e afërt. Burime nga PS konfirmojnë për Jugulajm.net se procesi zgjodhor mes socialistëve ka qenë korrekt dhe i pakontestueshëm.
Duhet theksuar që mbarë procesi është administruar e menaxhuar me korrektësi dhe profesionalizëm prej Nertil Nebiajt, sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Gjirokastër.
Humbja e turpshme e prefektit të Gjirokastrës nga vota e socialistëve, nxori në pah dhe lëvizjen e ardhshme në krye të prefekturës, kur mbeten 10 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme.
Shkarkimi i prefektit Kote është i pashmangshëm dhe pritet të ndodhë në muajin shtator. Burimet nga PS konfirmojnë për Jugulajm.net se është gjetur dhe pasuesja i tij.
Behet fjale per Albana Hasanaj, drejtoresha e Zyrës Arsimore Gjirokastër. Zonja Hasanaj është një emër me peshë në elektoratin socialist dhe dinjitoze në këndvështrimin profesional, politik e moral.
Kështu, koha kur zoti Kote kalkulonte lëvizjet nga ”fërngjia” e Institucionit të Prefektit pa bërë hesapet me verdiktin e socialistëve po i afrohet fundi, njësoj sikurse kur i soset vaji kandilit.