Zbardhja e ngjarjes tragjike ne Dropull dhe arrestimi i monstres qe vrau te moshuarit Kleoniqi dhe Kosta Ilia, angazhoi strukturat policore ne bashkepunim me ato te organit te akuzes ne Gjirokaster.
Ky i fundit qysh prej dites se pare te ndodhjes se krimit, kane qene e investuar me shume se seriozisht ne zbulimin e autorit te ketij krimi makaber.
Kryeprokurori i Gjirokastres me pervoje Petrit Çano dhe prokurorja e re e talentuar Blerina Musabelliu, kane bere diferencen ne kete ngjarje, pasi permes metodave te avancuara hulumtuese munden qe te zbardhin te gjithe dinamiken e ngjarjes pak ore pas ndodhjes se krimit.
Si Çano dhe prokurorja Musabelli kane qene te paret qe kane ardhur ne vendin e krimit dhe te fundit qe jane larguar, duke dhene orjentime konkrete oficereve te policise gjyqesore per evidentimin dhe vleresimin e te gjitha provave ne vendin e ngjarjes.
Kjo ka qene produktive ne zbulimin ne kohe rekord te autorit dhe gjithe dinamikes se krimit qe ndodhi, duke kulmuar me arrestimin e Thoma Mastoras, 69 vjecarit qe u mori jeten dy te moshuarve fatkeq.