Bëhet e ditur se talenti 12-vjeçar nga Saranda, Bruno Qendro, do të vazhdojë karrierën në një nga Akademitë më të forta në botë, siç është ajo e ”Manchester City’.
Futbollisti i vogël ka firmosur me “City” dhe do të jetë pjesë e të rinjve.
Ëndrra e madhe e 12-vjeçarit është që një ditë të luajë me ekipin e parë, aty ku janë edhe yjet botërorë, si Haaland, Foden dhe shumë të tjerë, të cilët Qendro ka pasur mundësinë t’i ndjekë nga afër.
“Kontrata zgjat deri në moshën 16-17 vjeç, aty shihet situata dhe veprohet më tej me një kontratë me para.
Deri në këtë moshë, ai është pjesë e Akademisë dhe bën shkollën e zakonshme, ndërkohë ndjek stërvitjen me ta.
Janë diku te 40 moshatarë të Brunos në Akademi që stërviten”, tha babai i Brunos.