Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjecare në gjendje kome, në rrezik për jetën.
Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.
Për pasojë 23 vjecarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.
Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.
44 vjeçari që shkaktoi aksidentin, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë, thotë policia e Elbasanit, ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.
E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23 vjecares mbetet e rëndë.