Në vijim të kontrolleve të imtësishme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kanë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec është lokalizuar dhe kapur shtetasi B. R., 38 vjeç, banues në Lazarat, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 14.10.2019, Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;
-si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj është lokalizuar dhe kapur shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës, Tepelenë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Furnitori”, i zhvilluar më datë 08.03.2024.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.