Horoskopi sot:

Dashi

Hëna hyn në shenjën tuaj në fund të muajit, së bashku me shumë planetë të tjerë që do të bëjnë kthesë në jetën tuaj. Situata në punë po përmirësohet, si dhe nbë jetën sentimentale, ku do të vijnë lajme interesante.

Demi

Është dita perfekte për të hapur zemrën ndaj të dashurit tuaj. Të lindurit në shëenjën e Demit do të marrin lajme interesante. Planetët aktivë kthehen në punë, ku sjellin sukses dhe projekte të reja.

Binjakët

Mëngjesi do të jetë më i mirë se pasditja, por gjërat e mira do të vijnë nga prilli. Në punë, situata nuk është më e mira por gjithmonë do të vijë duke u përmirësuar. Kini besim dhe pak durim.

Gaforrja

Për jetën sentimentale keni hënën dhe Jupiterin në anën tuaj, që sjell qetësi. Mbërrin në punë një ide e shkëlqyer që do t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem të madh, disa marrëveshje do duhet të rishikohen. Jo çdo gjë po shkon sipas planit, por gjithçka do të funksionojë së shpejti.

Luani

Hëna bëhet sërish e favorshme pasdite, prandaj përfitoni nga ajo për të bërë takime të reja romantike. Ka një projekt të ri për të nisur në punë. Ju keni një nevojë të madhe për ndryshim.

Virgjëresha

Kini kujdes gjatë kësaj dite sepse mëngjesi do të jetë i rënduar sa i përket jetës sentimentale. Përsa i përket punës, yjet janë të shkëlqyer, mjafton t’i kushtoni vëmendje investimeve.

Peshorja

Duhet të largoheni njëherë e mirë nga e kaluara sepse nuk ju bën më të lumtur. Mos hezitoni në punë dhe bëni gjithçka të qartë kur duhet të përballeni me situata të caktuara. Nëse ka pasur debate, përpiquni të sqaroni.

Akrepi

Kujdes në dashuri sepse mund të ketë konflikte. Në punë lindin komplikime, por që mund të kapërcehen. Ju duhet të përdorni pak diplomaci. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të merrni diçka të veçantë.

Shigjetari

Lëreni të kaluarën pas dhe mos mendoni shumë për marrëdhëniet e vjetra. Në punë, duhet të jeni më të vëmendshëm. Jo çdo gjë po shkon siç duhet, por pas një pushimi do të jepni në maksimumin tuaj. Rimbushni bateritë dhe do të shihni që gjithçka do të jetë mirë.

Bricjapi

Jeni pak të acaruar në jetën sentimentale dhe nuk mund të ndodhte ndryshe me Hënën, Diellin dhe Mërkurin kundër jush. Në punë është më mirë të qëndroni larg provokimeve. Dikush do të përpiqet t’ju bëjë të humbni durimin tuaj, por ju duhet të shihni përpara.

Ujori

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja sepse kjo është koha e duhur. Në jetën profesionale do të lindë nevoja të ndryshoni punë nëse jeni ende duke reflektuar.

Peshqit

Në jetën sentimentale është një ditë e bukur, veçanërisht për të përjetuar emocione në maksimum. Në punë jeni në një fazë shumë premtuese me Jupiterin e favorshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jepni më të mirën tuaj.