Prangoset gjirokastriti 41-vjeçar, dhunoi psikologjikisht ish-bashkëshorten

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin S. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe i ka dëmtuar derën e banesës ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article