Një person ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti banal.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 4 në Durrës.
Halil Koka, rreth 40-vjeç, pasi është plagosur me thikë ka humbur jetën.
Sherri fillimisht ka nisur me konfrontim fizik e më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Ilir Koçilja, 34-vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së Halil Kokës.
Koçilja i cili është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.
Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen.
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”,- njofton policia.