Që Prefekti i Gjirokastres, Odise Kote, e ka kthyer faqen zyrtare te FCB te Institucionit te Prefektit ne ‘tabele emulacioni’ per aktivitetet e veta personale dhe hesapet e tij “krijuese”, të cilat nuk kane lidhje me aktivitetin e ketij institucioni, kjo nuk eshte aspak e re.
Por të çensuroje komentet qe i sugjerojne atij te mos t’a perdore kete faqe per hesape personale, kjo sikur bie pak “erë” dhe në kundershtim te plote me praktiken administrative.
Keshtu, nje dite me pare ne nje aktivitet qe organizonte AMA me nje grusht te punesuarish ne median qeveritare, ishte pjesmarres edhe vete Kote prefekti ne prag pensioni.
Natyra e postimit te ketij aktiviteti ne faqen zyrtare te FCB te Prefektures se Gjirokastres, i cili nuk ka lidhje me aspektin e raportit te Institucionit te Prefektit, ka çuditur gazetarin e Report Tv dhe njekohesisht blogerin Piro Nase.
Ne faqen zyrtare te Prefektures evokohej aktiviteti personal i Kotes, kur ka qene dikur i punesuar ne media dhe nuk kurseu madje as se çka qene, ku ka punuar e çfare ka bere, duke i dhene vetes kontribute qe i ka dhe s’i ka.
Por ky eshte hesap i tij dhe jo i faqes zyrtare te Institucionit te Prefektit. Ndaj dhe gazetari Nase komentoi me pak ironi ne postim “O shoku Odise. Kjo eshte faqe e Institucionit te Prefektit te Gjirokastres dhe jo e jotja personale, qe t’a shfrytezosh per te nxjerre CV tende. Kete shfrytezoje tek faqja jote individuale. Ketu mileti informohet per ecurine informative institucionale dhe jo per hesapet e tua krijuese”.
Per t’i paraprire asaj se çfare do te ndodhte me pas me kete koment, gazetari Nase shtoi edhe nje koment tjeter: “Ah se harrova, me bej block tani”.
Nase, duke ditur e njohur natyren e prefektit ne detyre, qe mendimin ndryshe e quan “krim propagande neni 55/1” i fshiu te dy komentet e gazetarit.
Ky veprim i prefektit ne prag pensioni nuk do te kish asgje te keqe, nese do te ndodhte ne faqen e tij personale, por kur e ndermerr nga faqja zyrtare, atehere kjo bie ndesh me parimet elementare te se drejtes se mendimit dhe shprehjes, si dhe çensures ne kete rast te kryer nga ish i punesuari ne Radio Gjirokastra.
Vete kryeministri Rama ne postimet e veta qe hedh ne rrjetet sociale, nuk ka çensuruar madje as sharjet nga me brutale ndaj tij, e jo me sugjerime si ne rastin konkret.
Do te ishte mire qe Rama t’i beje trajnim Kotes, ndonese eshte ne prag pensioni qe te mos ndermarre çensure apo aq me keq t’a ktheje faqen zyrtare te Prefektit te Gjirokastres ne kënd social per aktivitetet personale te Kotes.
Pra kur nje perfaqesues i qeverise shqiptare ka kete raport me mendimin ndryshe dhe e ben kete haptazi, lind pyetja, se si duhet t’i besohet ketij individi dhe me çfare guximi i lejohet t’a perdore faqen zyrtare per hesapet e tij individuale e aq me keq qe demonstron kete brutalitet ndaj fjales se lire?
Me poshte keni postimin ne FCB te Institucionit te Prefektit dhe komentet e gazetarit Nase te çensuruara.