Alma Kaçi, vajza në video-skandalin seksual të Safet Gjicit, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Gjiçit tregoi se drejtësia është politike. Në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Kaçi theksoi dhe njëherë se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore. Po ashtu Kaçi i është drejtuar dhe opinionit publik ditën e sotme duke iu thënë se nuk duhet t’i vijë keq për gojen e saj, por për pushtetin që po abuzon.
“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto. Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time. Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar. Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time. Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët. Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”, tha Kaçi.
Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin.