Procedohet 56-vjeçari, goditi me makinë 7-vjeçaren në “18 shtatori”

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në  lagjen “18-shtatori”,  Gjirokastër, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka goditur një 7-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article