Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi.
Ky vendim vjen pasi ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Tiranës nën akuzën për kallëzim të rremë, pas pretendimeve të saj se ishte kërcënuar me jetë ajo edhe familja e saj.
Në një kallëzim të depozituar më 20 Janar, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës pretendoi se kishte marrë një letër kërcënuese që ia kishin vendosur në zyrën e saj, por sipas organit hetues ka rezultuar se letra kërcënuese është shkruar nga vetë Arnisa Këlliçi.