Tre të rinj janë plagosur me thikë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Muço Delo” të këtij qyteti.

Të plagosur kanë mbetur D. N, 18 vjeç, Xh. H, 20 vjeç dhe E , T, 18 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen, ku dyshohet se është ndaluar autori.