Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke u rrafshuar tërësisht dhe duke i rrezikuar jetën një të moshuare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në lagjen nr.8 të qytetit.
Zjarri ka rënë në banesën e 64-vjeçares me iniciale R. E., e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rëneis së zjarrit, por besohet se nga temperaturat e ulëta mund të ketë harruar ndonjë pajisje ngrohëse ndezur, ose sobën.