Zihet me burrin, 18-vjeçarja pi fotoksinë dhe vdes

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.

Policia njofton se e reja ka humbur jetën në spital pasdite e djeshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E.D.

Për këtë të fundit policia ka nisur procedimin penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Fierit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article