Prangoset 18-vjeçari sarandjot, kanosi me thikë 19 vjeçarin dhe i merr byzylykun

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 18 vjeçar është arrestuar pasi i mori byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë. Më pas u largua.

Kanë qenë forcat Shqiponja që bënë të mundur arrestimin e 18 vjeçarit sarandiot.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, informoi sot policia.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur