Procedohet përmetari 19-vjeçar, u kap me 1 thikë në brez

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. M., 19 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article