Digjen plotesisht tre apartamente ne Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur ne oren 05:05 ne lagjen nr 3 ne Memaliaj.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe 3 apartamente po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët.

Fatmiresisht nuk ka pasur deme ne njerez, vecse ne materiale.

Ne aksionin e shuarjes se flakeve jane angazhuar zjarrefikeset e Memaliajt, Tepelenes dhe Gjirokastres, ku beren te mundur shmangien e rrezikut per katet e para.

Shkaku mendohet se ka qene nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjate natës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat, (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat).

Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit.