Lindja e Krishtit u kremtua edhe në kishat e jugut të vendit.
Nga katedralja ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër, ku besimtarët kanë pritur lindjen e Krishtit në meshën e udhëhequr nga mitropoliti i Gjirokastrës, hirësi Dhimitri, kanë ardhur urimet për më shumë paqe dashuri.
Pjesë e festimeve u bënë edhe emigrantët që kanë mbërritur për të festuar Krishtlindjet në vendlindje.
Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, ceremonia u bë pa kufizimin e masave anticovid, ndersa deri vjet keto masa te pakten ne Katedralen “NGJALLJA E KRISHTIT” kane qene prezente.