Gjykata e Fierit ka shpallur të pafajshëm Fatmir Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, ndërsa Hoxha ka insistuar vazhdimisht në pafajësinë e tij, duke u shprehur se është ngritur nga gjumi në orën 08.00, ndërkohë që vrasja ka ndodhur në orën 06.00.
“Nuk ka prova që e kam kryer unë vrasjen”- ka thënë ai në gjykatë.
Por si ndodhi vrasja?
Më 26 tetor 2020 rreth orës 05:50 të mëngjesit në Lagjen “Sheq i Madh” Fier, përballë Qendrës Shëndetësore, është vrarë me armë shtetasi Ahmet Toska, 52 vjeç, banor i kësaj lagjeje, i cili në momentin e vrasjes po përcillte për në punë bashkëshorten e tij Enida Toska.
Autori i ngjarjes ka qënë i maskuar dhe e ka qëlluar viktimën me armë katër herë në kokë dhe në shpatull dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.