Grabitje në Tiranë. Vodhën me dhunë një shumë parash në një pikë karburanti në Selitë, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen një thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët kanë përdorur.

“Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve: Aleksandro 22 vjeç dhe Kirstjan Lazaj 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi Aleksandro Lazaj ka zbritur nga automjeti.

Shtetasi Kristjan Lazaj është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi Aleksandro Lazaj i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore” njofton policia.