Përndoqi ish të dashurën për disa muaj, arrestohet 33-vjeçari.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjecar, i cili ka përndjekur për disa muaj një shtetase dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj duke e kanosur që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.