Prangoset 19-vjeçari nga Memaliaj, drejtonte makinën pa patentë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 19-vjeçar nga Memaliaj ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën pa patentë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article