📌Policia Rrugore e Gjirokastër, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë muajit nëntor, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu, janë pezulluar 3 leje drejtimi.
Kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Si rezultat, gjatë muajit nëntor, janë ndëshkuar administrativisht në total 1628 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
✅725 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;
✅ 432 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
✅ 200 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✅ 53 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
✅ 218 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore Gjirokastër apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.