Një zjarr i madh ka përfshirë një servis makinash paraditen e kësaj të marte në Vlorë.

Zjarri ka rënë në afërsi të Sheshit të Flamurit, vend ku po zhvillohet festime sot në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të përmasave të mëdha, nga flakët është përfshirë dhe një banesë që ndodhej ngjitur me servisin.

Fatmirësisht, nuk ka qytetarë të lënduar nga zjarri, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.