Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në afërsi të fshatit Bajkaj, Delvinë.
Një makinë tip Benz e drejtuar nga një minoren ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në makinë.
Tre adoleshentët të moshave 13 dhe 14 vjeç janë transportuar në Urgjencën e Sarandës.
Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas bluzave të bardha, 14-vjeçari është i intubuar, ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë.
Ndërkohe mësohet se Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur.