Një 27-vjeçare është dënuar me 6 vite burg në total nga Gjykata e Selaniku , pasi ka sulmuar dhe plagosur me thikë një 30-vjeçare për motive xhelozie.

Gjyqtarët e shpallën fajtore për lëndim të rëndë trupor – duke e konvertuar akuzën në tentativë vrasje – si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm, ndërsa njohën rrethana lehtësuese faktin që autorja nuk kishte të shkuar kriminale, me kusht që ajo të mos i afrohet viktimës.

Ngjarja ka ndodhur gushtin e kaluar, në Pylaia të Selanikut, ku e pandehura 27-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria, ka ndjekur bashkëkombësen e saj 30-vjeçare dhe e ka goditur tre herë me thikë – dy herë në bark dhe një herë në shpatullën e majtë.

Pacientja është dërguar në spital ku është intubuar dhe i është nënshtruar një operacioni, ndërsa autorja i është dorëzuar Policisë.

Sipas aktakuzës, shkak i episodit të përgjakshëm dyshohet se ka qenë lidhja jashtëmartesore që – siç pretendonte e pandehura – bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve të saj të mitur kanë pasur me 30-vjeçaren.

“Unë thjesht doja ta kërcënoja atë. Nuk kisha ndërmend ta lëndoja. U çmenda kur ajo tha se donte të merrte fëmijët dhe burrin tim. Thikën e mora vetëm për t’ia treguar, jo për ta goditur”, tha 27-vjeçarja në kërkim të faljes, duke i kërkuar falje viktimës.

Në dëshminë e saj para gjyqtarëve, viktima mohoi të ketë thënë këto fjalë, duke u shprehur se e ka falur autoren, duke theksuar se qëllimi i saj “nuk ishte të më vriste, por të më lëndonte”.