Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në afërsi të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake automjeti me personat që ndodheshin në të, është përmbysur në trasenë e rrugës.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të dëmtuar rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia mbi asfalt nga reshjet e shiut të kësaj të shtune.