Vedat Gashi nga Kosova, Violeta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në zgjedhjet për disa qarqe në New York dhe New Jersy, që janë mbajtur para disa ditësh në SHBA.
Vedat Gashi nga radhët e Demokratëve fitoi ndaj kundër kandidatit republikan Daniel Branda, si ligjvënës në Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në SHBA. Bashkë me Gashin, në listën e qarkut të Westchesterit është zgjedhur shqiptarja nga Tirana Emiljana Ulaj.
Për Violeta Berishën raportohet se është e para grua kryetare në 129 vjet prej se qyteti Fairvieë në New Jersey u shpallë Bashki.
Edit Shkreli u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Civile në New York, në Bronx.