Gazetari: Në Greqi shqiptarët shihen si armiq, sidomos në burgje

Jugulajm.net
1 Min Read

Gazetari Etmond Guri, ka folur në lidhje me të burgosurit shqiptarë në Greqi, duke thënë se për këtë kategori drejtësia greke nuk ka pasur fokus apo vëmendje.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se më parë shqiptarët në Greqi, gjykoheshin pa përkthyes, ndërsa shton se për grekët shihen si armiq.

“Shqiptarët janë kategoria më problematike në Greqi. Drejtësia greke nuk ka pasur fokus apo vëmendje, trajtimin e  barabartë ashtu siç parashikohet në ligj.

Në Greqi më parë shqiptarët gjykoheshin pa përkthyes. Ka një kohezion në Greqi që shqiptarët në Greqi shihen si popull i kriminuar dhe armik”-u shpreh ai.

Share This Article