Stuhia Ciaran ka shkaktuar deri më tani 5 viktima në Itali.
Situata është veçanërisht kritike në Toskanë, ku pesë persona vdiqën ndërsa katër mbeten të zhdukur.
Presidenti Giani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe është në kontakt me qeverinë për atë kombëtare.
Në disa lumenj niveli i ujit po bie, por Arno pritet të përmbytet pas orës 12:00. Në Veneto një person ende është zhdukur, bëhet fjalë për një zjarrfikës që po ndihmonte babain e tij të rregullonte disa thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi.
Nuk kemi parë kurrë një erë kaq të fortë këtu, ujerat ishin shumë të forta gjatë natës dhe i kalonin 140 km në orë. Ishte e tmerrshme dhe sot dëmet janë të mëdha.”- kështu ka deklaruar Sabrina Lallitto, kryetare e bashkisë së Casacalenda (Campobasso), ku moti i keq bëri që një pjesë e çatisë dhe muri i palestrës së shkollës fillore të shembet.