Sot, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare.
Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin vranësira në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por mundësia për reshje do të jenë thuajse zero.
Përsa i përket situatës termike; temperaturat e ajrit do tëriten si mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.
Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtesi deri në 45 km/h.