Sot deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat shkurtra shiu.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.
Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.