Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një burrë dhe një grua kanë dhunuar njëri tjetrin.
Polcia ka njoftuar se një 37-vjeçare dhe bashkëjetusesi i saj 42 vjeç, janë përfshirë në një konflikt që më pas ka degraduar edhe në dhunë fizike mes tyre.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes ndërsa policia ka marrë në pyetje çiftin për të zbuluar sesi qëndron e vërteta, duke i shoqëruar të dynë Komisariat
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.