Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pla, të Hasit.
Familjarët kanë gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin 31-vjeçar.
Dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.