VIDEO/ Pas ndeshjes, festë në dhomën e zhveshjes, të gjithë në “qiellin e 7-të”

Jugulajm.net
1 Min Read

Shqipëria fitoi të enjten ndeshjen direkte me Çekinë 3-0, duke konsoliduar kështu vendin e parë në grupin E. Tre gola dhe tre pikë me shumë rëndësi në rrugën drejt Euro 2024.

Kjo fitore ka gëzuar gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata. Ndërkohë sot Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë pamjet nga dhoma e zhveshjes.

Siç duket lojtarët me të drejtë kanë festuar mbi tavolinë. I pranishëm ka qenë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka që ka përgëzuar futbollistët për këtë arritje.

Me thirrjen “o sa mirë me qen shqiptar” Duka dhe Sylvinho janë shfaqur duke kërcyer pas atij rezultati fantastik.

Share This Article