Prokuroria e Posaçme e SPAK ka marrë sërish të pandehur ish-zv.kryeministrin dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Këtë herë për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës në Tiranë.

Bëhet me dije se Ahmetaj është marrë i pandehur për veprën penale pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Ahmetaj i cili është i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, tashmë është i pandehur dhe për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës, ku tani ndodhet kompleksi Esmerald, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetra.

Kujtojmë që më herët Ahmetaj është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët.