Një 29-vjeçar është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij në Pogradec.

M.M ishte banues në fshatin Trebinjë në Pogradec. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

29-vjeçari vuante nga problemet e shëndetit mendor. Para 4 ditësh ai sapo kishte dalë nga spitali i Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.