Arrestimi i tyre është në bërë në kuadër të vijimit të operacionit Tempulli’ që çoi rreth 240 persona në pranga në disa qytete të vendit, pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave ose në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë.
Në pranga janë vënë 18-vjeçari J. H., dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit. Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë.
15-vjeçari është proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale.