Shqipëria radhitet në fund të listës në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm sa i takon cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore.
Të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universite kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.
Renditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education World University Rankings ka përfshirë vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501 dhe asnjë nga Shqipëria. Sipas këtij vlerësuesi, universitetet më të mira në rajon janë 3 serbe, renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, 2 Universitete të Bosnjës dhe një në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa, vlerësuesi i dytë QS World University Ranking që në vitet e fundit ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike shqiptare (Universitetin e Tiranës, Universitetin e Durrësit, Universitetitn Politkenik të Tiranës dhe Universitetin Bujqësor) dhe 2 private, në renditjen më të mirë është Universiteti Bujqësor.
Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:
-Universiteti Bujqesor i 605
-Universiteti Durrësit i 606
-Universiteti i Politeknik i 658
-Universiteti i Tiranës i 677
Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore. Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në vitin 2021 Shqipëria renditej tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis vendeve 350-400.
Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete. Rankimi mbështetet kryesisht në studimet që universitetet botojnë në internet, botimet shkencore ndërkombëtare të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë, si dhe botime të tjera me karakter akademik apo edhe opinione publike.