EMRI/ Prangoset 44-vjeçarja nga Përmeti, ishte në kërkim për moskallëzim krimi dhe mashtrim

Jugulajm.net
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 44-vjeçare nga Përmeti është arrestuar nga policia.

Ajo ishte shpallur në kërkim për moskallëzim krimi dhe mashtrim.

Sipas policisë dyshohet se Sadete Rakipi, ka pasur informacione se vajza e saj e mitur është abuzuar seksualisht nga një person disa muaj më parë, por nuk e ka kallëzuar këtë gjë në polici.

Gjithashtu, dyshohet se ajo i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim, e akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article