Një shtetas ka dalë nga rruga duke drejtuar zetorin në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, 77 vjeçari me iniciale Xh.F, ka humbur kontrollin e zetorit dhe ka përfunduar në kanal.

Ai ka marrë dëmtime trupore, ndërsa u transportua në spitalin e Korçës, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.