Mediat greke kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku mbahej e mbyllur 22-vjeçarja shqiptare Dafina Kurti, nga bashkëshorti i saj prej gati 2 vitesh.
Në shtëpinë në fjalë, Dafina, nënë e një vajze 2-vjeçare, mbahej e mbyllur dhe torturohej nga i shoqi, tashmë i arrestuar.
Sipas fqinjëve të çiftit, thuhet se vajza nuk është parë thuajse kurrë të dilte dhe në rastet kur e panë parë ka qenë e veshur nga koka te këmbët.
“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda asaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte,” thotë një grua.
“Ajo ishte e veshur nga koka te këmbët,” thotë një tjetër banorë.
“E kam parë shumë rrallë. Dilte vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur, apo duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën,” rrëfen ai.