Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase 64 vjeçe, që drejtonte një biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

64-vjeçarja ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.